Kanosën dy punonjësit e ujësjellësit/ Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, procedohet një tjetër

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia dhe një 53-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë.

Sipas policisë, dyshohet se këto shtetas kanë kanosur për shkak të detyrës, 2 punonjës të Ujësjellës-Kanalizime Kamzë gjatë kohës që po inspektonin lidhjen e ujit në subjektin që bashkë-administronin këta persona.

Ndërkohë, njëri nga punonjësit ka kallëzuar gjithashtu se 33-vjeçari ka tentuar ta përplasë me automjet.

Sakaq në drejtimin e Prokurorisë po punohet për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.