Urdhër-arresti për policin kosovar/ Dashveci zbulon më tepër rreth ngjarjes: Nuk ka pasur incident, është pr*pagandë e Serbisë

Autoritetet serbe kanë lëshuar fletarrestim të shtunën për një pjesëtar të Policisë së Kosovës, në lidhje me një incident me maturantë një ditë më parë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. 

Për të folur më tepër rreth kësaj teme, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte eksperti i sigurisë Arben Dashevci.

" Ajo çka është e vërtetë, nuk ka pasur incident në pjesën matanë lumit Ibër. Praktikisht kjo është e vërteta sepse është propagandë. Janë mjeshtër të propagandës, establishment i kontaminuar politik atje në Serbi sepse e vërteta ka qenë kështu.

Këto janë kohërat e mbrëmjeve të maturës, ku maturantët defilojnë në të gjithë republikën e Kosovës. Matanë lumit Ibër, një pjesë e të rinjve kanë qenë të nxitur ose të keqpërdorur nga ata që gjithmonë ta destabilizojnë republikën e Kosovës kuse tashmë vetëm me ndonjë tentim tensionime sepse tensione nuk ka pasur. Ka reaguar policia në më pak se një minutë dhe nuk ka mundur të ketë incident kur nuk ka incident. Kjo është e vërteta e patjetërsueshme por dhe e pakontensueshme", u shpreh ndër të tjera Dashveci.