Pa sanksione, por me kushte! Hoti: Kosova është futur në një gjendje të pashpresë
Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas nga Prishtina njoftoi se BE ka nisur largimin gradual të masave kufizuese ndaj Kosovës.
Për të kuptuar më shumë mbi këtë situatë të re mes Prishtinës dhe Brukselit, në një intervistë për “Ora News” në hapësirën “Për shqiptarët”, analisti politik në Kosovë Agron Hoti, u shpreh se Kosova është futur në një gjendje të pashpresë.
“Ishte një vizitë e znj. Kallas që dëshmon se ka një përpjekje të BE-së që ta rifillojë dilogun Kosovë – Serbi, mirëpo Kosova është futur në një gjendje goxha të pashpresë në formimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare të këtij viti.
Dhe ajo e përçoi mesazhin e saj se nëse ju doni të përparoni në rrugën drejt BE-së, atëherë ju duhet të riktheheni në tavolinë në dialog me Serbinë dhe duhet të ndërmerrni hapat e depërshkallizimin e tensioneve në Veri si kusht për heqjen graduale të masave të vendosura.
Mirëpo znj. Kallas nuk e specifikoi se cilat do të jenë ato sanksione që do të hiqen gradualisht.
Pra, nuk ka nisur asgjë sepse duhet të merret një vendim nga instancat e larta të BE-së që të hiqen ato, por i gjithë ky presion është për faktin që partitë politike të ngrejnë institucionet dhe të rikthehen sa më parë në tavolinën e dialogut.
Dhe kjo vjen edhe pas presioneve që vijnë nga Rusia, ku Putini vijon të shkaktojë probleme në rajon, ndaj ata duan që t’i vënë gjërat në funksion”, u shpreh ndër të tjera Agron Hoti.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ANALISTIN AGRON HOTI

