Sogojeva: Kosova ka detin falë afërsisë me plazhet e Shqipërisë, zhvillimi turistik është punë e sektorit privat
I ftuar në emisionin “Alert” në “Ora News”, Hysen Sogojeva, kryetar i 'Odës së Hotelerisë dhe Turizmit', theksoi se me rrugët ekzistuese, Kosova është vetëm dy orë e gjysmë larg plazheve të Shqipërisë dhe nënvizoi rolin e sektorit privat në zhvillimin e potencialeve turistike në rajon.
" Ne mund të themi që dhe Kosova e ka detin sepse jemi shumë afër. Me rrugët që i kemi tani, për dy orë e gjysëm ne jemi në det, në plazhet e Shqipërisë.
Nëse e marrim si Kosovë, me potencialet turistike që i ka na ka lakmi shumë shtete, për arsye sepse kemi potenciale mjaft të mëdha turistike.
Ne jemi në përpjekje për ti zhvilluar potencialet turistike si destinacione megjithatë të gjitha çfarë është zhvilluar deri më sot është falë sektorit privat.
Sektori privat ka bërë të vetën, prandaj ne sot kemi ato hotele, restorante e komoditet", u shpreh Sogojeva.
