SIMPOZIUMI/ 1700-vjetori i Sinodit të Nikeas, Kisha Orthodokse kujton ngjarje e parë Ekumenike në historinë e krishterimit

Viti 2025 përkon me 1700-vjetorin e Sinodit të Nikeas, ngjarja e parë Ekumenike në historinë e krishterimit, nga e cila lindi Simboli i përbashkët i Besimit.

Në këtë ditë të shenjtë për besimtarët ortodoksë dhe katolikë u zhvillua një simpozium ndërfetar.

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” u bënë së bashku kreu i kishës ortodokse Kryepeshkopi Joani dhe kreu i kishës katolike Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit Arjan Doda.

Së bashku theksuan nevojën për paqe dhe dashuri si dhe përballjen me vështirësitë.

Sinodi i parë u mbajt në maj–qershor të vitit 325 pas Krishtit, në qytetin e Nikeas, në Bitini sot Iznik, Turqi. Me kërkesën e perandorit romak Konstandinit, rreth 318 peshkopë nga të gjitha provincat e perandorisë u mblodhën për të trajtuar mosmarrëveshjet doktrinore dhe krijuan një bazë të përbashkët për besimin e krishterë