''Jepuni edhe një mundësi''/ Gledis Nano vjen me një botim ndryshe, riintegrim në Shqipëri
Çdo kush e meriton edhe një mundësi për tu integruar në shoqëri.
Me këtë moto ish drejtori i policisë Gledis Nano është tikthyer përmes një botimi ku analizon sjelljen ndaj të dënuarve dhe sjelljeve pas rikthimit të lirë.
Thekson se studimi vjen përmes historive reale dhe përvojat më të mira ndërkombëtare.
Ish drejtori i pergjithshem i policisë se shtetit Gledis Nano është rikthyer për publikun me nje veper studimore mbi rehabilitimin dhe riintegrimin e të burgosurve.
Në ceremoninë ku morën pjesë analistë, personalitete të drejtësisë , gazetarë dhe miq të tij, theksoi se përmes kësaj synon te hap nje debat te munguar ne shoqerine shqiptare.
‘’Sot jemi mbledhur jo vetëm për të promovuar një libër por për të ndalur për një çast dhe për të reflektuar së bashku mbi një nga sfidat më të ndërlikuara dhe më pak të adresuara në realitetin tonë shoqëror.
Për të trajtuar një temë që shpesh shoqëria zgjedh ta harrojë’’.
Ky liber nuk eshte vec nje promovim letrar bazuar tek faji ose ndeshkimi, por nepermjet tij, autori Gledis Nano thekson se çdo njeri meriton nje mundesi te dytë.
Studimi mbëshetet në pervoja ndërkombëtare që sillen përmes historive të vërteta.
Nano tha se te ardhurat nga promovimi do të shkojne per familjet e punonjesve te policise qe kane humbur jeten ne krye te detyres si nje gjest respekti per nje sakrific te madhe për vendin.
