"Më 24 maj, hapet tuneli i Llogarasë"/ Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator! Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë

Më 24 maj hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë.

Balluku sqaroi gjithashtu se do të ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë.

Postimi i Plotë i Belinda Ballukut:

Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë . Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik. Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë.