Sfida në Elbasan për Euro U-17, Shqipëria dhe Gjermania publikojnë formacionet zyrtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2025, 17:35
Shqipëria do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e raundit të dytë në Europianin U-17. Sfida e radhës është kundër Gjermanisë dhe do të luhet prej orës 18:00 në “Elbasan Arena”.
Të dyja skuadrat i kanë humbur takimet e raundit të parë. Shqipëria u mposht nga Portugalia(0-4), ndërsa Gjermania e pësoi nga Franca(0-3).
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare. Trajneri Tedesko ka preferuar ndryshime te Shqipëria U-17 duke shtuar forcat në sulm me Durmishin.
FORMACIONET ZYRTARE

