Dy ndeshjet e fundit në UEFA Nations League/ Shqipëria nis grumbullimin, trajneri Grima publikon listën

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League ndaj Ukrainës dhe Çekisë.

Trajneri Armir Grima ka publikuar listën me 23 futbolliste të ftuara për këto dy përballje vendimtare.

Lista e plotë:

Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu, Klesjana Spaho.

Arbenita Curraj, Alma Hilaj, Armera Tukaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Aidena Mustafa, Sara Maliqi, Arlinda Kodra, Suzane Vuksani.

Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Mikaela Metalla, Ilarja Zarka, Mimoza Hamidi, Qendresa Krasniqi, Erjona Emërllahu.

Fortesa Berisha, Valentina Troka, Kristina Maksuti, Esi Lufo.

Ndeshja e parë do të luhet më 30 maj, në orën 19:00, ndaj Ukrainës, në stadiumin “Varteks” në Varazdin, Kroaci.

Takimi i fundit për këtë edicion do të jetë më 3 qershor, po në orën 19:00, ndaj Çekisë, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Pas katër ndeshjesh të zhvilluara, Shqipëria renditet në vendin e tretë në Grupin B4 me 6 pikë. Ukraina kryeson me 10 pikë, e ndjekur nga Çekia me 7, ndërsa Kroacia është në vendin e fundit pa asnjë pikë.