Finalet e Evropës, Prokopi: Tottenham dhe Man.United luajtën “all in” pas një sezoni katastrofik për të dy skuadrat
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 22 Maj 2025, 17:32
Tottenham është fituesi i trofeut të Europa League për sezonin 2024-25. Spurs mposhtën mbrëmjen e djeshme në finalen angleze të ‘San Mames’ rivalët e Manchester United 1-0, duke fituar kështu pas 17 vitesh një trofe.
Gazetari Mantho Prokopi i ftuar në studion e emisionit “Sport Focus” në “Ora Neës” u shpreh se të dy ekipet luajtën gjithçka për gjithçka.
“Kjo pasi të dyja ekipet, si Tottenham ashtu edhe United vijnë pas një sezoni katastrofik që kanë zhvilluar në kampionat”, u shpreh Prokopi.
NDIQNI ANALIZËN E GAZETARIT MANTHO PROKOPI NË “SPORT FOKUS”
