Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina humb kontrollin, përmbyset në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2025, 09:33
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë pranë fshatit Gërdec të Vorës.
Nga aksidenti është përmbysur një makinë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit por dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Nga përplasja e fortë automjeti është përmbysur në rrugë.
Nuk ka ende informacione për persona të lënduar.
