Operacioni Shqipëri - Itali/ Ky është administratori i kompanisë së autobusëve i arrestuar në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2025, 11:13
Ligor Çombashi është një prej të arrestuarve në kuadër të operacionit “Ura” i zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë.
Çombashi është administrator i një kompanie autobusësh, i linjës Itali-Shqipëri.
Ndalimi i tij është bërë në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në Sheq Marinas.
Një mega operacion mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane po zhvillohet prej mëngjesit të sotëm.

Ligor Çombashi
