Serbia publikon listën paraprake për duelin me Shqipërinë
Më 7 qershor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria do të presë Serbinë në sfidën e tretë të Grupit K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA dhe Meksikë.
Kjo përballje e shumëpritur ka një ngarkesë të madhe emocionale, për shkak të precedentëve historikë mes dy ekipeve, përfshirë ndeshjen famëkeqe në Beograd për kualifikueset e Euro 2016.
Në prag të këtij dueli të ndjeshëm, trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka publikuar listën paraprake me 29 futbollistë që do të ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Shqipërisë.
Mungojnë emra të njohur si Vanja dhe Sergej Milinković-Saviç, ndërsa konfirmohen liderë të skuadrës si Aleksandar Mitroviç, Dusan Vlahoviç dhe Luka Joviç në repartin ofensiv.
Lista paraprake e Serbisë për sfidën me Shqipërinë:
Predrag Rajkoviç, Gjorgje Petroviç, Aleksandar Jovanoviç, Dragan Rosiç
Nikola Milenkoviç, Strahinja Pavloviç, Strahinja Erakoviç, Srđan Babić, Nemanja Stojić, Jan Karlo Simić, Aleksa Terzić, Kosta Nedeljkoviç
Sasha Lukiç, Nemanja Gudelj, Nemanja Maksimoviç, Andrija Zhivkoviç, Ivan Iliç, Lazar Samarxhiç, Aleksandar Katai, Uroš Raçiç, Stefan Mitroviç, Mirko Topiç, Andrija Maksimoviç, Petar Staniç, Milutin Vidosavljeviç
Aleksandar Mitroviç, Dushan Vlahoviç, Luka Joviç, Nikolla Shtuliç
Kombëtarja shqiptare pritet të shpallë listën e saj zyrtare në ditët në vijim, ndërkohë që atmosfera në Tiranë po ndizet dita-ditës për një nga përballjet më të forta të këtij cikli kualifikues.

