Katari: Bisedimet për armëpushim në Gazë kanë ngecur për shkak të dallimeve themelore

Negociatat në Kajro për armëpushimin në Gazë kanë ngecur për shkak të dallimeve “themelore” midis palëve, tha sot kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.

“Raundet e negociatave që u zhvilluan në Doha në dy javët e fundit, për fat të keq nuk na çuan askund – pasi ekziston një hendek themelor midis dy palëve”, tha ai në një forum ekonomik në Katar.

Javën e kaluar, një ekip negociatorësh izraelitë mbërriti në Doha.

Më herët, Katari ka ndërmjetësuar bisedime indirekte midis Izraelit dhe Hamasit, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Egjiptin, megjithëse nuk ka pasur progres prej disa muajsh.

“Njëra palë po kërkon një marrëveshje të pjesshme, ndërsa tjetra po kërkon t’i japë fund luftës”, tha Mohammed.

“Ne nuk arritëm ta kapërcenim këtë hendek themelor pavarësisht propozimeve qe ofruam”, shtoi ai.

“Gjithashtu, intensifikimi i fundit i ofensivës ushtarake të Izraelit në Gazë do të nxisë përfundimin diplomatik të luftës – që do të përfundonte vetëm diplomatikisht nga pikëpamja jonë – dhe do të na kushtojë një numër të madh viktimash palestinezësh dhe pengjesh”, tha Mohammed.