Në prag të “shpërthimit” të sezonit, Arbër Xhihani: Nga kushtet e arredimit tek punonjësit, ja sfidat e turizmit shqiptar sot

Turizmi në Shqipëri vijon të njohë zhvillim të qëndrueshëm, duke reflektuar rritje të ndjeshme si në numrin e vizitorëve ashtu edhe në qëndrimet e tyre në strukturat akomoduese.

Por pavarësisht shifrave pozitive, për të kuptuar më shumë mbi sfidat dhe pritshmëritë nga ky sektor në këtë sezon ishte eksperti i turizmit, Arbër Xhihani

“Turistët në Shqipëri janë në një numër të lartë dhe është e vazhdueshme në pothuajse ccdo muaj të vitit.

Ndaj mendoj se sfida kryesore e sektorit të turizmit për këtë vit është që të arrijë të mundësojë realizimin e pritshmërive qoftë tek ekonomia, ashtu edhe tek organizimi i të gjithë sezonit turistik për vitin 2025.

Pasi po flasim për një numër të lartë vizitorësh të cilët kanë dhe ato problematikat e tyre në garantimin e kushteve dhe standardeve që ata kërkojnë kur vijnë në Shqipëri.

Sa i përket faktorëve të jashtëm, sfidat mbeten të njëjtat: garantimi i fuqisë punëtore për të mbuluar nevojat e në kampuset që ata kanë, sidomos në këtë pjesën sezonale ku ka një rritje më të lartë të vizitorëve në krahasim me muajt e tjerë”, u shpreh Arbër Xhihani, ekspert turizmi.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTËN ME EKSPERTIN E TURIZMIT ARBËR XHIHANI