Themeli: Zgjerimi i shpenzimeve në ekonomi ka bërë të mundur rritjen e punësimit dhe të pagave
Viti 2025 pritet të sjellë një ecuri më të qëndrueshme të kursit të këmbimit, duke shmangur luhatjet e forta që karakterizuan dy vitet e fundit.
Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli tha se euro nuk pritet të zhvlerësohet në të njëjtat nivele si vitin e kaluar
‘’Viti 2025 e në vazhdim parësisht problematikave që ka parashikimi i kursit të këmbimit ne presim një ecuri më të balancuar të këtij treguesi në raport me zhvillimet që janë vënë re dy vitet e fundit’’.
Ndërkohë, ekonomia shqiptare vijon të ecë përpara me ritme pozitive e nxitur nga zgjerimi konsumit familjar dhe investimeve
‘’Zgjerimi i shpenzimeve në ekonomi ka bërë të mundur rritjen e punësimit dhe të pagave çka ka qenë një mbështetje e fuqishme për rritjen e shpenzimeve të familjeve shqiptare’’.
Themeli thotë se turizmi poi jep shtysë të fortë ekonomisë ashtu si dhe ndërtimi dhe shërbimet.
Pavarësisht kësaj tabloje, Themeli vuri në dukje se sfidat globale nuk kanë munguar.
Tensionet gjeopolitike, luftërat tregtare dhe planet për vendosjen e tarifave mes vendeve ndërkombëtare përbëjnë një rrezik real për ekonominë shqiptare
