''E favorizuar në zgjedhje ishte PS'', Hamataj: Këtu kemi 25-vjeçarë që marrin nga 20 mijë vota
Avokati, Ermal Hamataj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se duke marrë parasysh rregullat dhe pjesëmarrësit në lojë dukej që e favorizuar në zgjedhje ishte PS.
Hamataj: Pritshmëria është subjektive. Në fakt unë nuk është se prisja diçka shumë ndryshe nga ajo që ndodhi.
Duke pasur parasysh rregullat e lojës, pjesëmarrësit në lojë, dukej qartë që i favorizuar ishte pritësi dhe në këtë rast pritësi ishte PS.
Pastaj pjesa a do bëheshin 74 apo 83, kjo nuk është se do përbënte më ndonjë interes të madh se aty nuk po luhej më për numra po luhej thjesht për një mandat tjetër.
Nuk ka më asgjë të çuditshme këtu.
Këtu mund të kesh një 25-vjeçar që merr 20 mijë vota, mund të kesh edhe Pandeli Majkon duke ngrohur karrigen në shtëpi.
Mund të kesh ministra që sapo kanë lënë detyrën dhe nuk arrijnë dot të sfidojnë ata 25-vjeçarët nëpër qarqe.
