Vota e diasporës/ Celibashi jep shifrat: Zgjedhës që e kanë kthyer mbrapsht zarfin janë 353, votuan 199 824 shtetas

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat nga Parku Olimpik, bëri me dije se procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora po vijon.

Ai theksoi se kanë mbetur edhe 50 mijë fletë votimi dhe rreth 400 kuti për t’u numëruar.

Deri më tani, DHL ka dorëzuar mbi 201 mijë zarfe me fletë votimi, nga të cilat 199.824 janë fletë të vlefshme ndërsa 1.971 janë shpallur të pavlefshme. Aktualisht po vlerësohen fletët e votimit që përmbajnë votë për kandidatët, proces ky vendimtar për përcaktimin e rezultatit përfundimtar.

“janë dhe 50 mijë vota për t’u numëruar. Kanë mbetur edhe 400 kuti për t’u numëruar. Mbi 201 mijë zarfe me fletën e votimit na ka dorëzuar DHL. Zgjedhës që e kanë kthyer mbrapsht zarfin janë 353

Dërgesa unike nga 353 të cilët e kanë kthyer mbrapsht jo nëpërmjet DHL-së, nga të cilat 107 i janë ushtruar procesit të shqyrtimit nga KQZ.

202 063 që janë vlerësuar nga KQZ, 201 795 numri i fletëve të votimit të vlerësuara, prej të cilave 199 824 janë fletë votimi të vlefshme, ndërsa 1971 janë të pavlefshme”, theksoi Celibashi.

KONFERENCA E PLOTË E KREUT TË KSHZ-së