Përfundon numërimi i Diasporës në pesë qarqe për votën preferenciale/ Ja kush janë EMRAT e dy kandidatëve më të votuar në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2025, 17:32
TIRANË- Në pesë qarqe, (1. Kukës 2. Shkodër 3. Dibër 4. Fier 5. Durrës) ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial në listë të hapur.
Në Durrës nga Partia Socialiste, me i votuari është Ani Dyrmishi, pas tij Arkend Balla.
Ndërsa nga Partia Demokratike, më i votuari është Arian Ndoja.
Ndërkohë vijon numërimi dhe vlerësimi votave për kandidatët që i janë nënshtruar votimit parapëlqyes në 7 qarqe:
1. Tiranë
2. Lezhë
3. Elbasan
4. Vlorë
5. Berat
6. Gjirokastër
7. Korçë.
