GJKKO rrëzon Berishën për pretendimet ndaj Irena Gjokës

GJKKO pritet të mbajë sot seancën paraprake për dosjen “Partizani”, ku do të vendoset nëse ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të kalojnë në gjykim.

Pak ara nisjes mbrojtja e liderit të opozitës Sali Berisha dorëzoi në gjykatë kërkesën për pavlefshmëri të vendimeve të dhëna nga Irena Gjoka.

Togat e zeza e rrëzuan këtë kërkesë me argumentin se është shqyrtuar një herë kjo kërkesë. Seanca vijon ku pritet të shpallet në një vendim për kalimin ose jo në gjykim të dosjes.

SEANCA E SOTME

Në këtë seancë që do të drejtohet gjyqtarja Floreja Davidhi do të shqyrtojë kalimin e dosjes për gjykim për të pandehurit Berisha, Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begejan dhe Andia Pustinën.

Mbrojtësit e Berishës kanë tentuar të shtyjnë procesin, teksa kanë hedhur edhe akuza ndaj gjyqtares së hetimit paraprak, Irena Gjoka, lidhur me një dënim të supozuar në Greqi për falsifikim dokumentesh.

Në seancën 5 majit, mbrojtja e Berishës kërkoi revokimin e vendimit për pavlefshmërinë e disa provave, duke pretenduar se çdo vendimmarrje e gjyqtares Gjoka do të ishte e pavlefshme nëse dokumenti i dënimit është autentik.

Gjithashtu, më 13 maj, GJKKO rrëzoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Floreja Davidhi nga dosja.