Trump i kundërpërgjigjet muzikantit të rokut/ ‘Është një idiot pa talent, flet kështu sepse është mbështetës i Biden’

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kthyer përgjigje muzikantit të famshëm të rokut Bruce Springsteen, pasi ky i fundit sulmoi para dy ditëve administratën amerikane.

Trump e quajti Sprinsteenin një idiot pa talent, dhe një mbështetës i zjarrtë i ish-presidentit Biden.

“Shoh që Bruce Springsteen, plotësisht i mbivlerësuar, shkoi në një vend të huaj për të folur keq për Presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Ai është një idiot pa talent, i tmerrshëm dhe spastik, i cili e mbështeti me zjarr mashtruesin Joe Biden”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.