Kallas nga Tirana: Rusia nuk do paqe, e rëndësishme t'i shkurtojmë financat! Gati paketën e dytë të ndihmës për Ukrainën
Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas deklaroi se po mendohet për një paketë tjetër për Ukrainën, ndërkohë që vuri theksin për sanksione të reja Rusisë e cila sic tha ajo nuk do paqe.
“Në fakt kemi paketën dhe po mendojmë dhe për paketën tjetër. Kemi sanksionet që kemi vendosur për energjinë për Rusinë dhe një udhërrëfyes që kemi propozuar javën e kaluar.
Bashkë me paketën e sanksioneve. Është tejet e rëndësishme të shkurtojmë financimet Rusisë. Duhet të jemi të bashkuar se shohim qartësisht se Rusia nuk do paqe"
Bisedimet në Turqi a jeni optimist?
Mendoj se është propozimi i shumë i mirë, tha Kalas në prag të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian që mbahet sot në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”.
Pas pritjes nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian që mbahet sot në Tiranë, e pyetur nëse Shqipëria do të jetë pjesë e BE-në në 2030, Kallas tha se “nga ana e Europës duhen bërë hapat e duhura”.
“Ju duhet të bëni reformat në sundimin e ligjit, perspektivën e kështu me radhë, por ka një moment politik ku të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë, gjë që nuk ka qenë më parë”, deklaroi ajo.
“Ndërkohë kjo nuk është e nevojshme vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për Bashkimin Europian, sa i përket fuqisë së vet ekonomike dhe gjeopolitike”.
VIDEO - Samiti i BE-së në Tiranë

