STAMBOLL – Nisin bisedimet për paqe në Ukrainë pas një vonese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2025, 10:36
Një takim midis ukrainasve, turqve dhe amerikanëve filloi sot në mëngjes në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll, përpara bisedimeve midis Moskës dhe Kievit të planifikuara për në mesditë, thanë burime turke.
Bisedimet, të udhëhequra nga ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, mblodhën së bashku sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio, ambasadorin e SHBA-së në Ankara Tom Barrack dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ukrainën Keith Kellogg.
”Nga pala ukrainase, kreu i administratës presidenciale, Andriy Yermak, dhe ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, Rustem Umerov dhe Andriy Sybiga, janë të pranishëm”, sipas burimeve nga Ministria turke e Punëve të Jashtme.
