Kërcet grushti në Tiranë, dy persona e rr*hin dhe ia fusin vrapit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2025, 09:45
Një 28-vjeçar është dhunuar në Tiranë.
I riu ka denoncuar në polici se te kryqëzimi i rrugës “Karl Gega” me rrugën “Reshit Petrela”, 2 persona që nuk i njeh, e kanë goditur me grushte. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre
“Më datë 14.05.2025, ka kallëzuar shtetasi K. K., 28 vjeç, se më datë 13.05.2025, te kryqëzimi i rrugës “Karl Gega” me rrugën “Reshit Petrela”, 2 shtetas që nuk i njeh, e kanë goditur me grushte. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
