E RËNDË NË TIRANË/ Gjendet e pajetë brenda makinës një grua tek Liqeni i Thatë, çfarë dyshohet (EMRI)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2025, 08:52
Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 38-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë brenda një automjeti.
Ngjarja ka ndodhur tek zona e Liqenit të Thatë, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasja Erelina. Xh..
38-vjeçarja është gjetur e pajetë brenda një makine tip Volvo.
Ende nuk dihen detajet e plota të ngjarjes, por pritet të zbardhen në orët në vijim.
Mësohet se 38-vjeçarja, e identifikuar me inicialet E. Xh., u gjet e vetme në automjet, teksa ajo ishte e ulur në sendiljen e pasagjerit, ku edhe u gjet e pajetë.
Dyshohet se 38-vjeçarja i ka dhënë fund jetës, por policia po këqyr kamerat e sigurisë.


