Policia i refuzoi lejen, PD zhvendos protestën në një tjetër pikë të Tiranës

Partia Demokratike ka thirrur një protestë ditën e soltme, leja e së cilës është refuzuar nga Policia e Tiranës për shkaqe sigurie pasi tubimi do të zhvillohet në afërsi të perimetrit të sigurisë së Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Edhe pse policia nuk ka pranuar kërkesën, mësohet Partia Demokratike nuk është tërhequr ndërsa ka zhvendosur tubimin nga Bulevardi i Ri te Bulevardi Zogu i Parë.

Policia i refuzoi lejen, PD zhvendos protestën në një tjetër

Fillimisht policia refuzoi kërkesën e PD, me arsyetimin se vendi ku tubimi pritej të mbahej ishte shumë pranë vendit ku do të organizoheshin aktivitetet në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Megjithatë, ditën e djeshme u arrit një dakordësi mes policisë dhe PD, dhe protesta e demokratëve do të mbahet në Bulevardin e Ri.

Kryedemokrati Sali Berisha foli dy ditë më parë lidhur me protestën kur tha se do të zhvillohet për një sensibilizim të udhëheqësve europiane se ndodhen në "një shtet që nuk respekton asnjë rregull, asnjë parim të votës së lirë".