Dedaj: Më të votuarit në PS-ja janë të përfolur si të mbështetur nga krimi në zgjedhje

Gazetari Reldaj Dedaj në “Drejt” nga Luan Rama tha se mjafton të shohësh më të votuarit në PD dhe në cilësi, dhe këtu përfundon debati për cilësinë e zgjedhësve.

Ai shtoi se më të votuarit në listën e PS-së janë persona të akuzuar nga medie si lidhje të drejtpërdrejtë të organizuar, Sara Mila në Elbasan dhe ai Balla ne Durrës.

Dedaj: Mjafton të shohësh më të votuarit në PD dhe në cilësi, dhe këtu përfundon debati për cilësinë e zgjedhësve. Më të votuarit në listën e PS-së janë persona të akuzuar nga medie si lidhje të drejtpërdrejtë të organizuar. Sara Mila në Elbasan dhe ai Balla ne Durrës.

Jam marrë vetë me fushatë elektorale dhe është e pamundur që një personazh anonim dhe në atë moshë të marrë aq shumë vota. Është edhe pak e rrezikshme që t’i përmendësh këta. Sa rëndësi kanë këto zgjedhje mjafton të shohësh këta kandidatë, ndërkohë nga PD-ja ke Alimehmetin dhe Tabakun si më të votuarit.