VIDEO/ Samiti në Tiranë, Rama e nis ditën me një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, shprehet Rama.