Vizita në Arabinë Saudite, presidentin Trump e zë gjumi në kolltuk teksa dëgjon pikat e marrëveshjes së firmosur me Princin e Kurorës

Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një “marrëveshje strategjike ekonomike ” me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.

Në fakt, gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Trump dukej aq i lodhur saqë e zuri gjumi, duke mbyllur sytë ndërsa dëgjonte një zyrtar që lexonte detajet e marrëveshjes. Pasi mbaroi ceremonia, ai u largua shpejt nga salla.

Vërehet se sipas mediave ndërkombëtare, marrëveshja përfshin memorandume bashkëpunimi në sektorë të tillë si energjia, burimet minerale, mbrojtja dhe hapësira.

Vizita e Trump në Arabinë Saudite është pjesë e një turneu më të gjerë në Lindjen e Mesme, që synon forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe diplomatike të SHBA-së në rajon.