Keir Starmer viziton të enjten Shqipërinë, qeveria britanike: Do njoftojë masa për të ndërprerë emigrimin
ANGLI- Kryeministri britanik Keir Starmer pritet që të vizitojë ditën e enjte Shqipërinë, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik të Evropës që do të mbahet ditën e premte në Tiranë.
Qeveria britanike thekson se ditën e enjte në Tiranë, Starmer do të njoftojnë masa për të ndërprerë emigrimin dhe për të goditur krimin e organizuar të emigracionit.
Po ashtu në njoftim bëhet me dije se pasi do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian të premten, do të zhvillohen dhe tre tryeza të rrumbullakëta të nivelit të lartë.
"Kryeministri do të udhëtojë për në Tiranë, Shqipëri të enjten, përpara Samitit të Komunitetit Politik Evropian të premten.
Të enjten, mund ta prisni atë të njoftojë masa të mëtejshme për të ndërprerë emigrimin dhe për të goditur krimin e organizuar të emigracionit.
Të premten, mund të prisni që të ndjekë programin EPC. Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Evropës.
Më pas do të zhvillohen tre tryeza të rrumbullakëta të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme: siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës; konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike; dhe sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimin e të rinjve”, njofton qeveria britanike.
