SHBA dhe Kina ulin reciprokisht tarifat

SHBA-ja dhe Kina njoftuan së bashku një ulje të tarifave të tyre reciproke, pas bisedimeve në Gjenevë.

”Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të ulin tarifat e tyre ndëshkuese reciproke me 115 pikë përqindje”, tha sot sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

”Gjatë një pauze 90-ditore, të dyja palët do të negociojnë”, tha ndërkohë Jamieson Greer, përfaqësuesi amerikan i Departamentit të Tregtisë.

Tarifat amerikane mbi importet kineze do të ulen në 30%, nga 145%.

Tarifat kineze mbi importet amerikane do të ulen në 10%, nga 125%.

Ulja do të zgjasë për një periudhë prej 90 ditësh.

”Vendimi u mor duke njohur rëndësinë e marrëdhënieve të tyre dypalëshe ekonomike dhe tregtare për të dy vendet dhe ekonominë globale”, tha deklarata e përbashkët e publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

”Dy ekonomitë më të mëdha të botës dëshironin të ecnin përpara në frymën e hapjes së ndërsjellë, komunikimit të vazhdueshëm, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë”, theksoi ajo.