Fushata në rrjetet sociale, eksperti i IT-së: TikTOk-u ka qenë surprizë në përdorim. Më aktivë në fushatë ishte partia e ...

Eksperti i IT-së Gent Progni në studion e lajmeve në “Ora News” analizoi fushatën zgjedhore dhe kryesisht atë të zhvilluar në rrjetet sociale.

“Opozita duhet ta kishte shfrytëzuar diçka më shumë fushatën në rrjetet sociale, kjo edhe pasi mazhoranca ishte më indiferentë në këtë fushatë aty.

Partia që e ka përdorur më shumë dhe që ka bërë sponsorizime më të mëdha në rrjetet sociale ka qenë partia e Agron Shehajt. Por po ashtu ka pasur disa kandidatë të veçantë të PD-së që janë kryesisht në moshë më të re dhe që kanë qenë më aktivë në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, TIKTOK-u ka qenë surprizë në këtë fushatë ku edhe pse u mbyll nga qeveria, përdorimi i këtij rrjeti ka qenë më intensiv”, u shpreh ndër të tjera Gent Progni.