Kërcet në Peshkopi/ Kandidati i PD-së i ndalon makinën, PD: Babai i kandidatit socialist qëlloi me armë

Një incident është regjistruar pak momente më parë në fshatin Pilafes në Peshkopi, për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash.

Mësohet se një efektiv policie ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Babai i kandidatit socialist në Peshkopi Daniel Gjura ka qëlluar me armë në ajër mbrëmjen e sotme.

Pasi ka qëlluar me armë në ajër, efektivi Esat Gjura është shpallur në kërkim nga policia.

Po ashtu bëhet me dije se kandidatët dhe simpatizantët e PD-së kanë bllokuar disa automjete mbrëmjen e sotme për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. 

Rreth orës 20.25 shtetasi Xhemal Gjunkshi, (konditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.

Gjithashtu shtetasi Xhemal Gjunkshi, paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit.