Shpërndahen materialet në Lezhë/ Procesi vijon i qetë, nuk ka problematika
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2025, 19:07
Në Lezhë ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Deri më tani, procesi ka vijuar i qetë dhe nuk ka pasur problematika.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.
Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.
Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt.
