Denoncimi i PD-së për shitblerjen e votës: Paratë po shpërndahen për qytetarët e komuniteti rom
Demokratët vijojnë denoncimet për rastet e dyshuara të shitblerjes së votës. Një tjetër denoncim ka ardhur nga Qarku i Gjirokastrës, ku disa pamje të shpërndara në media ngrenë dyshimet që mund të implikojnë një rast të dyshuar të blerjes së votave.
Sipas këtij denoncimi, në orën 15:45, në lagjen Zinxhiria e Poshtme, rruga "Baba Rechepi", një person në makinë, mjet i identifikuar si i përkasin drejtuesit të Partisë Socialiste, Shamet Feruni, shihet duke shkëmbyer diçka me anëtarë të komunitetit rom.
Denoncuesit pretendojnë se anëtarëve të komunitetit rom iu janë dhënë para në këmbim të votës. Ky ngjarje ka shqetësuar strukturat e Partisë Demokratike në Gjirokastër, të cilat thuhet se kanë bërë referimet përkatëse në prokurori dhe polici për të hetuar.
