Ndërtimi i linjës 110 kV Lushnjë-Fier, miratohet fondi për shpronësimin e pronarëve
Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime dhe shtesa në vendimin “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i linjës 110 kV Lushnjë – Fier”.
Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 2 199 890.48 lekë.
Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 lekë, përballohen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a.
Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Lushnjë dhe Drejtoria Vendore Fier, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Fier për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
