Balluku viziton një prej fabrikave në Zharrëz të Patosit: Model që duhet ndjekur për eksportin e mallrave shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2025, 14:46
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka vizituar një prej fabrikave në Zharrëz të Patosit që përpunon çelik për tavolina, dhe produkte të tjera metalike.
Duke e cilësuar si shembull të mire të modelit që duhet ndjekur për eksportin e mallrave shqiptare.
Krahas eksporteve, jetike është prodhimi për tregun e brendshëm.
Përfaqësues të fabrikës ngritën si shqetësim mungesën e punëtorëve në këtë sektor.
Balluku në përgjigje të këtij shqetësimi theksoi nivelin e pagave dhe kushtet e mira të punës në fabrika
Në përfundim Balluku theksoi se projektet për zhvillimin përgjatë vijës bregdetare Seman-Klos, ndihmojnë në rritjen e të ardhurave të kompanive me qëllim nxitjen e mëtejshme të punësimit dhe prodhimit lokal.

