VIDEO/ Lautaro: "Ua kisha premtuar fëmijëve të mi". Acerbi dhe Frattesi, heronj të papritur. Flick kritikon arbitrimin
"Lautaros dhe Acerbit i shtoj edhe Frattesin, i cili nuk e bëri stërvitjen përfundimtare. Shtrëngoi dhëmbët, u fashua, është një shembull për të gjithë këta djem".
Simone Inzaghi i shijon me këto fjalë protagonistët e Interit të tij, që fluturon drejt finales së Ligës së Kampionëve mbi krahët e një nate të jashtëzakonshme.
Aspak e pritshme. Pamja është ajo e Lautaro Martinez, në fushë praktikisht me një këmbë, autor i një performance për notën 9, i cili tregon kështu përpjekjen për të luajtur vetëm 6 ditë pas një dëmtimi që normalisht do ta kishte ndalur më gjatë.
"Dy ditët e para kam qarë shumë, por i premtova familjes sime, fëmijëve të mi se do të luaja edhe me një këmbë", nënvizon kapiteni zikaltër.
Protagonistë të papritur, “Toro”, por edhe të tjerët që vendosën ndeshjen janë të tillë. Sepse Acerbi shënoi si një sulmues pothuajse në minutat e fundit.
Luani i vjetër, tek i cili Inzaghi ka besuar gjithmonë. Frattesi, që në janar po kalonte një periudhë të vështirë tek Interi dhe donte të shkonte te Roma, tani do të luajë në një finale të Ligës së Kampionëve, për të cilën ka ndihmuar shumë të arrihet.
Flick kritik
Barcelona mbetet jashtë finales së madhe, por Lamine Yamal, ylli i saj, ka përpara gjithë jetën për ta fituar Champions-in.
Hansi Flick e mbylli konferencën për shtyp me komplimente për Interin dhe siguroi se nuk dëshiron ta kritikojë shumë gjykimin e Marciniak, por e bëri: "Të gjithë jemi të zhgënjyer, kemi investuar shumë për këtë ndeshje.
Disa vendime 50-50 shkuan të gjitha në favor të Interit, por kështu ndodhi.
Jam krenar për ekipin tim, besoj se rezultati është i padrejtë dhe se disa vendime të gjyqtarit kanë qenë të mira, por jo në favorin tonë. Ky është futbolli, ata e merituan, ashtu si edhe tifozët e tyre. Do të kthehemi sezonin tjetër".


