Krimet Zgjedhore, SPAK: Kanë ardhur 115 kallëzime nga qytetarët, partitë dhe policia
115 materiale kallëzuese janë regjistruar nga SPAK që lidhen me krimet zgjedhore deri më datë 5 Maj.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, në këto kallëzime përfshihen:
Kallëzime nga subjekte politike, Referime nga Policia e Shtetit, Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Denoncime nga Platforma Online, Denoncime nga qytetarët.
Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25. Në platformën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese ndërsa janë regjistruar 35 procedime penale.
Nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht, që do të thotë të iniciuara nga SPAK.
Njoftimi:
Më poshtë do të gjeni të dhënat statistikore për materialet kallëzuese që lidhen me krimet zgjedhore deri më datë 5 Maj.
Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:
• Kallëzime nga subjekte politike
• Referime nga Policia e Shtetit
• Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
• Denoncime nga Platforma Online
• Denoncime nga qytetarët
• Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.
• Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese
• Janë regjistruar 35 procedime penale.
• Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht - dmth të iniciuara nga SPAK.


