JAVA E EPOKËS! Xhixho: Java që na bashkon për të rikthyer ndjenjën e shtëpisë, sigurisë dhe shpresës në vendin tonë

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, njëherësh dhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit, Erisa Xhixho shprehet se kjo është java që na bashkon për të rikthyer ndjenjën e shtëpisë, sigurisë dhe shpresës në vendin tonë!

MESAZHI I XHIXHOS

JAVA E EPOKËS! 1️⃣❤️

Java që na bashkon për të rikthyer ndjenjën e shtëpisë, sigurisë dhe shpresës në vendin tonë!

Java ku misioni MAKE ALBANIA HOME AGAIN bëhet realitet.

Një Shqipëri ku rinia nuk largohet, por ndërton.

Një atdhe që nuk të përbuz, por të përqafon.

Një Shqipëri ku qytetarët thonë me plot gojën:

“E rigjetëm shtëpinë tonë – Shqipërinë!”

✅ VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”????????

✅ VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë