Rama ironizon opozitën: Na dukej tmerr kur Lul artisti thoshte 7×7=42, tani është baraz me 6 mln

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra ka theksuar arritjet e qeverisë në uljen e papunësisë dhe ka ironizuar fort opozitën për qasjen ndaj shifrave.

“Për herë të parë, niveli i papunësisë në Shqipëri është nën 9%,” deklaroi Rama, ndersa hodhi poshtë pretendimet e opozitës se kjo ulje vjen si pasojë e largimit të qytetarëve nga vendi. 

Rama ironizoi opozitën duke thënë se “e dëgjonim Lulin, artistin, kur thoshte ‘7×7=42’, dhe na dukej një tmerr i madh, tani  eshte 7×7=6 milionë’, dhe ka edhe një x pas saj sepse nuk dihet çfarë ndodh më pas.”

Edi Rama: Për herë të parë niveli i papunësisë është nën 9%. Nuk qëndron pretendimi i tyre se është ulur pasi janë larguar njerëzit, jo është llogaritur në bazë të fuqisë punëtore.

Me aritmetikën sot jemi në hall, se ka filluar një sulm.

E keni parë, e dëgjonim Lulin, artistin, kur thoshte  7×7=42, na dukej një tmerr i madh.

Tani është 7×7=6 milionë dhe ka edhe një x më pas sepse nuk dihet se çfarë ndodh më pas.

Këto nuk janë aritmetikë e bazuar të imagjinata, por shifra njerëzisht të punësuar.