Rama: Sa më e vogël të jetë një parti, aq më të vogla interesat që e kanë krijuar

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, tha sot nga Lezha, se partitë e vogla janë si riadhja dhe ridalja në fushën e farës së keqe të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).

Në fjalën e mbajtur gjatë takimit përmbyllës elektoral për zgjedhjet e 11 majit në Lezhë, Rama thekoi se, “LSI ishte si kult, këta janë laik, janë njësoj. Nuk kam unë asnjë interes përveç betejës me historinë”, duke iu referuar partive të reja që garojnë më 11 maj.

Rama tha se, “sa më e vogël të jetë një parti, aq më të vogla janë interesat që e kanë krijuar atë dhe aq më e madhe goja e tyre që duan të bërtasin se duan të dëgjohen më shumë. Kush hedh vota pas atyre partive, faktikisht nuk është se po hedh votë për të realizuar diçka më mirë, por e bën nga inati për partitë e mëdha. Se dhe ai Agron Shehaj ballist, po kur je midis bufit dhe kënetës dhe të del një Agron Shehaj rrugës dhe thua hajde se po e hedh këtej, kjo dhe mund të kuptohet, por në thelb partitë e vogla janë me interesa të vogla me gojë të madhe por me interesa të vogla”.

Rama vuri në dukje se vota për partitë e vogla nuk është punë inati, pasi zgjedhjet e 11 majit lidhen me fatin historik të Shqipërisë që duhet të mbylli negociatat.

“Shqipërinë në negocitat e kemi ulur ne dhe duhet t’i mbyllim ne” deklaroi Rama.