Sneijder: Çfarë roveshiate nga Dumfries, por është e vështirë ta ndalësh këtë Yamal

Edhe ish-mesfushori fantazist, Wesley Sneijder, komentoi barazimin spektakolar dhe dramatik 3-3, që Interi arriti mbrëmë në Montjuic, ndaj Barcelonës, duke vënë theksin veçanërisht te talenti i jashtëzakonshëm që Lamine Yamal shfaqi gjatë 90 minutave të mrekullueshme në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Këto ishin fjalët e Sneijder, ish-lojtar i Interit, pjesë e tripletës historike zikaltër:

“Interi i shfrytëzoi shumë mirë kundërsulmet dhe hapësirat që iu lanë krahëve. Pashë një roveshiatë të mrekullueshme nga Dumfries, pastaj arritën ta mbajnë pak kontrollin e lojës. Sidoqoftë, përballë kishin një Lamine Yamal që po luan në mënyrë fantastike, është e vështirë ta ndalosh atë”.

Tashmë, takimi i kthimit është caktuar për të martën, më 6 maj, në orën 21:00 në “San Siro”. Nisja e kthimit bëhet nga rezultati 3-3, duke pasur parasysh se rregulli i golit në fushë kundërshtare nuk vlen më.

Kushdo që dëshiron vërtet të shkojë në finalen e Mynihut, do të duhet të mposhtë kundërshtarin. Në rast barazimi, do të luhen shtesat dhe, nëse nevojitet, do të vendosin penalltitë.