VIDEO/ Sulmuesi kuqezi realizon një gol të “çmendur” në kampionatin kanadez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2025, 13:00
Dikur ishte një shpresë e madhe për Shqipërinë, por Xhakomo Vrioni mbetet një sulmues që ka shumë klas në këmbën e tij, këtë e vërtetoi edhe një herë duke realizuar një gol fantastik për ekipin e tij Montreal.
Në minutën e 88-të, Vrioni me një veprim akrobatik realizoi një gol shumë të bukur duke e dërguar ndeshjen në shtesë, aty ku Montreal arriti të kualifikohej përballë Torontos pas goditjeve të penalltive duke siguruar një biletë një biletë për në fazën çerekfinale të kampionatit kanadez./BW
