KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE! Makina përplas motorin në qendër të Tiranës, një i pl*gosur (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një motor në lëvizje.

Sipas informacioneve, i plagosur nga aksidenti ka mbetur pasagjeri që ishte në motor.

Siç shihet në videon e shpërndarë nga JOQ, kanë qenë kalimtarët që i kanë dhënë ndihmën e parë personit të plagosur.

KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE! Makina përplas motorin  në qendër

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.