Të rinjtë trajnohen mbi dijebërjen dhe teknikat e prodhimit të xhubletës
Qendra Antropologjike “Xhubleta”, në kuadër të projektit “Spektri i dijebërjes së Xhubletës, mjetet dhe teknikat e prodhimit, moda si stil i traditës”, zhvilloi në qytetin e Shkodrës një seminar të hapur, pjesë e të cilit u bënë nxënësit dhe mësuesit e shkollës së mesme profesionale “Hamdi Bushati”.

Aktiviteti pati mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, AKPA, Fondacionit TRE MARIAT/Qendra Antropologjike “Xhubleta”.
Për vetë drejtimin që kanë marrë në arsimimin e tyre, nxënësit ndoqën me mjaft interes kumtesat mbi temat, veçanërisht atë të artist-designer Anila Zajmi Katanolli, me mbi 35 vite eksperiencë personale në kostumografi dhe fashion design.

Një tjetër aktivitet do të zhvillohet me temën kushtuar xhubletës pas një muaji, ku do të jenë nxënësit ata që do të flasin nëpërmjet punimeve individuale nën drejtimin e mësueseve të tyre të talentuara Rezearta Lesha dhe Suzana Trashi, frymëzuar dhe nga përvoja e fituar gjatë këtij seminari
