FOTO+VIDEO/ Krerët e komuniteve fetare shqiptare bëhen sërish bashkë, i japin lamtumirën e fundit Papa Françeskut

Krerët e Komuniteve Fetare Shqiptare janë bërë bashkë në Vatikan për t'i dhënë lamtumirën e fundit Papa Franceskut, i cili është përcjellë të shtunën në banesën e fundit.

FOTO+VIDEO/ Krerët e komuniteve fetare shqiptare bëhen sërish

Mesazhi që përcjellin fotot e 4 krerëve të komuniteteve fetare së bashku, është bashkëjetesa fetare, toleranca, një vlerë që ruhet dhe respektohet ndër shekuj.

Nuk është hera e parë që krerët e Komuniteve Fetare Shqiptare bëhen bashkë në kauza apo ceremoni të tilla.

FOTO+VIDEO/ Krerët e komuniteve fetare shqiptare bëhen sërish

Ata u bënë shembulli në botë për herë të parë në në nderim të viktimave të masakrës ndaj gazetës satirike “Charlie Hebdo” në Francë.

Arkivoli i papa Françeskut mbërriti, pak pas mesditës së sotme në Bazilikën e Santa Maria Maggiore (Shën Marisë së Madhe) në Romë, ku ai do të varroset privatisht.

Mijëra besimtarë mirëpritën arkivolin e papës argjentinas përpara kësaj bazilike, një shenjtërore imponuese e shekullit V, që tashmë strehonte varret e shtatë papëve.

Bazilika strehon shtatë varre papësh.

Papa i parë i varrosur këtu ishte françeskani Nikolla IV, një tjetër varr i njohur është ai i Papës së parë dominikan Pius V dhe tani do të jetë gjithashtu bazilika që do të strehojë varrin e papës së parë jezuit, papa Françeskut.