Ekspozitë kushtuar Kadaresë/ Hado: Do bëjmë dy vëllime për shkak të numrit të madh të veprave
Profesori i artit dhe piktori, Abaz Hado i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se për ekspozitën kushtuar shkrimtarit të madh Ismail Kadare do jenë dy vëllime.
Hado: Kjo është e vërtetë, ky hezitimi në fillim kur folëm me Çilin sepse kjo ideja ishte e Çilit që ne pastaj u kthye në një projekt shumë të madh mbi të cilën ne po punojmë në mënyrë dinamike dhe shume aktive.
Sepse ne kemi një kolonë që do bëjmë tashmë jo vetëm për Kadarenë që do jenë dy vëllime për Kadarenë.
Sepse numri i veprave por jo vetëm mbi imazhin e Kadaresë por edhe veprat kushtuar veprave të Kadaresë, ilustrime, tablo që janë bërë mbi veprën e Kadaresë.
Kështu që është një numër shumë i madh dhe ne do bëjmë dy vëllime të saj.
Gjithashtu kemi edhe një projeksion siç janë edhe gjithë universitetet e botës që të kenë kolonën e tyre të botimeve për artistët e njerëzit e shquar të këtij kombi.
