Niveli i humbjeve në rrjetin elektrik të OSSH-së zbret 18,48% për tremujorin e parë

Operator i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH) bën të ditur se për periudhën janar-mars 2025, niveli i humbjeve në rrjet është ulur në 18,48%, krahasuar me 22,1% në të njëjtën periudhë të vitit 2023 dhe 19,3% në fund të tremujorit të parë të vitit 2024.

Sipas OSHEE-së, ndikim në këtë rezultat kanë dhënë investimet e vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit elektrik, mirëmbajtja e planifikuar përmes remonteve periodike si dhe lufta pa kompromis kundër abuzimit me energjinë elektrike.

OSSH, thotë se mbetet e përkushtuar në drejtim të ndërtimit të një rrjeti sa më të qëndrueshëm dhe të sigurt për të garantuar një shërbim cilësor për të gjithë abonentët në të gjithë vendin.

Niveli i humbjeve në rrjetin elektrik të OSSH-së zbret 18,48%