Mektrin, 20 vite sukses/ Feston dy dekada në treg me më shumë se 7 mijë klientë besnikë

Mektrin, pionier i tregut automobilistik, feston 20 vjet në pistën e suksesit.

Nga një trashëgimi familjare, në një ëndërr që nisi 20 vite më parë, tashmë është realitet me atë ç'ka Mektrin ka arritur.

Eventi '20 vite në pistën e suksesit' bëri bashkë partnerë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues nga institucione të ndryshme.

Themeluar nga Edmond Shahini, Mektrin nisi me vizionin e qartë për të sjellë në Shqipëri përvojën dhe standardet perëndimore në automjete dhe shërbime.

Dy dekada më vonë, ky vizion është kthyer në realitet.

"Nëse para 20 vitesh filluam pa eksperiencë, punuam, u lodhëm, gabuam dhe mësuam nga gabimet, tani themi se jemi më ekspertë në këtë sektor dhe do të sjellim risitë më të mëdha për konsumatorin shqiptar.

Risitë e fundit janë pjesë e Kias, që do të sjellë të gjithë gamën elektrike. Range Rover do të ketë një linjë totalisht elektrike, ku do të ketë autonomi deri në 800 km. Presim 2-3 brende të tjera pas këtij gjashtëmujori të parë'', u shpreh Shahini.

Me më shumë se 7,000 automjete të shitura dhe 13 brande prestigjoze, ku përfshihen: Land Rover, Jaguar, KIA, Volvo, e së fundmi, linja multibrand me një flotë makinash luksoze, ku shquhen Porsche, Ferrari dhe Rolls Royce.

Mektrin, përmes Mektrin Marine, si dealer i autorizuar i brandeve: Cranchi Yachts

Skipper, Capelli dhe Ranieri sjell në tregun shqiptar emrat më të njohur të industrisë së jahteve dhe barkave luksoze. Tashmë me një hapësirë të investuar pranë ambienteve të shoëroom-it të Mektrin.

"Pas 20 vitesh punë në sektorin automobilistik, kemi nisur një sektor të ri, atë të detit, varkave, jahtet dhe mjeteve të detit. Për shumë vite i kemi shërbyer këtij sektori dhe për shumë vite kemi pasur sukses, pikërisht për shkak të shërbimit që kemi dhënë", u shpreh Shahini.

Mektrin prezanton një imazh të ri, i cili reflekton fuqinë e brandit për t'u përshtatur me erën e ndryshimit.

Me një investim të konsiderueshëm në infrastrukturë dhe shoëroom-e moderne, të cilat do të jenë "shtëpia" e disa prej markave më prestigjoze që Mektrin prezanton.

Mektrin është tashmë një nga emrat më të besuar në industrinë automobilistike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe Ballkan.